Visho Ajazi shtetas kanadez?! – Vizion Plus – News – Lajme

Ndërsa kane kaluar katër dite qe Visho Lika ka marre detyrën e Drejtorit te SHISH, media ka zbuluar gjera interesante ne jetën e tij. Visho Ajazi Lika është larguar ne vitin 1997 nga Shqipëria për tu vendosur ne Kanada ku ka jetuar për 12 vjet. Media e shkruar thotë se drejtori i ri i SHISH, pas 3 vjetësh qëndrim, është pajisur me pasaporte kanadeze, çka do te thotë se është betuar për te respektuar këtë shtet dhe për te përmbushur te gjitha detyrimet ndaj tij. Formula e betimit e çdo shtetasi kanadez thotë: “Betohem se unë do te jem përkrahës dhe do t’i tregoj besnikërinë e vërtetë Madhërisë se saj, Mbretëreshës Elizabet II, Mbretëreshë e Kanadasë, trashëgimtarëve dhe pasardhësve te saj dhe se unë me besnikëri do te respektoj ligjet e Kanadasë dhe do te përmbush detyrat e mia si qytetar kanadez”. Për ish-drejtorin e SHISH Fatos Klosi ligji e përcakton qarte se qofte edhe për një nënoficer te SHISH, nëse ka qëndruar jashtë Shqipërie me dite, praktika parashikon qe te kërkohet informacion nga Interpoli. Sipas tij, nuk mundet qe një drejtor i SHISH te ketë detyrime ndaj një shteti tjetër përpos atij shqiptar. Visho Ajazi Lika u emërua ne krye te SHISH duke zëvendësuar ne këtë post Bahri Shaqirin. Për këtë lëvizje nuk u dha asnjë motiv, ndërsa mësohet se Visho Ajazi, përpos qenies anëtar kabineti dhe njeri i afërt me kryeministrin Berisha, ka qene dhe një bashkëpunëtor i besuar ne SHIK-un famëkeq te Bashkim Gazidedes. Qershia mbi torte duket se është shtetësia e tij kanadeze

Leave a Reply